Sa ujë duhet të pini në ditë për të rritur masën muskulore?

118
Sigal

Uji është një nga aleatët më të mirë për rritjen e tonit dhe forcës së muskujve.

Përveç lubrifikimit të kyçeve dhe kontrollit të temperaturës së trupit, ai gjithashtu transporton lëndë ushqyese në të gjitha pjesët e trupit.

Përfitimet e hidratimit

Para së gjithash, është e rëndësishme të kuptojmë se hidratimi është çelësi për trupin tonë, jo vetëm për rritjen e muskujve. Uji mban në ekuilibër të gjitha sistemet dhe organet e trupit, duke përfshirë zemrën, trurin, mushkëritë, veshkat dhe muskujt.

Një nga shenjat më të zakonshme të dehidrimit të lehtë është lodhja.

Edhe një rënie e vogël e proporcionit të ujit në trup prej vetëm dy për qind mund të rezultojë në një rënie të lehtë të vëllimit të trurit, gjë që dëmton fokusin mendor dhe koordinimin motorik, shkruan “Marca”, transmeton Index.hr.

Si ju ndihmon uji të fitoni muskuj?

Studimet kanë treguar se pirja e ujit mund t’ju ndihmojë të humbni peshë, sepse në mënyrë natyrale rrit metabolizmin tuaj dhe ju shtyp oreksin.

Uji gjithashtu luan një rol kyç në rritjen e masës muskulore sepse transporton lëndët ushqyese në strukturat e proteinave dhe glikogjenit, burimet kryesore të energjisë në trup. Kjo lejon lirinë më të mirë të lëvizjes, por gjithashtu ndihmon në ndërtimin e muskujve.

Sa ujë në ditë nevojitet për të rritur masën muskulore?

Këshilli Amerikan për Ushtrimet rekomandon pirjen e 500 deri në 600 mililitra ujë, zakonisht dy ose tre orë para stërvitjes.

Gjithashtu, këshilla është që duhet të merrni 230 mililitra menjëherë para stërvitjes dhe 200 deri në 300 mililitra të tjera çdo 10 deri në 20 minuta gjatë stërvitjes.

Përveç kësaj, këshillohet të pini 230 mililitra ujë jo më vonë se 30 minuta pas stërvitjes. Për çdo kilogram peshë të humbur gjatë stërvitjes, duhet të pini nga 900 mililitra deri në 1,4 litra ujë.