Një i ri ka rënë në prangat e Policisë së Kurbinit, pasi është kapur me armë zjarri pa leje në makinë, si dhe ka kundërshtuar efektivët.
Në pranga ka rënë 19-vjeçari D. P., banues në Laç, i cili ka tentuar të largohet, por është neutralizuar në kohë nga uniformat blu.
Gjatë kontrollit në makinën e tij, policia ka gjetur një armë zjarri të tipit pistoletë pa leje, si dhe disa fishekë.
Njoftimi i policisë:
Kurbin – I riu qarkullonte me armë zjarri pa leje dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë duke tentuar të largohej, por arrestohet në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore.
Policia Rrugore e Lezhës, në vijim të punës dhe në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, këshillimin e drejtuesve të mjeteve për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe për kapjen e ndalimin e shtetasve në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri, ka ushtruar kontrolle në rrugë të ndryshme në të gjithë Qarkun Lezhë.



















