Sulmi ndaj bazave amerikane, Presidenti Meta: Bombardimet e Iranit me pasoja të rrezikshme për rajonin

441
Sigal

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, reagon pas bombardimeve të Iranit kundër bazave amerikane në Irak, duke theksuar se veprime të tilla kanë pasoja të rrezikshme për rajonin dhe stabilitetin e tij.

Sipas Metës, Shqipëria është një vend demokratik që ka vuajtur nga një diktaturë djallëzore e pashembullt.

Reagimi i plotë i Presidenit Meta:

Raketat e lëshuara nga Irani drejt dy bazave ushtarake irakiane që strehojnë ushtarakë amerikanë dhe personel të koalicionit, janë një veprim provokues me pasoja të rrezikshme për rajonin dhe stabilitetin e tij. Irani duhet të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare, ligjet ndërkombëtare dhe detyrimet e tyre në interes të paqes.

Shqipëria nuk është një vend djallëzor, por një vend demokratik që ka vuajtur nga një diktaturë djallëzore e pashembullt, ndaj të drejtat e njeriut i ka të shenjta.

Prej dy dekadash Shqipëria mbetet e vendosur në angazhimet e saj përkrah SHBA dhe vendeve të NATO-s në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe çdo akti që vë në rrezik stabilitetin dhe paqen në botë.