Operacion blic kundër drogës në Athinë, në pranga shqiptarë e algjerianë

484
Sigal

Policia greke ka realizuar me sukses një operacion antidrogë, të realizuar kryesisht në sheshin Exarchia në Athinë.

Katër shtetas të huaj (dy shqiptarë e dy algjerianë) u arrestuan gjatë një operacioni të shpejtë të ndërmarrë nga policia e kryeqytetit helen. Operacioni u krye nga Divizioni i Prokurorisë së Drogës në Attica me ndihmën e OPKE, Ekipet “Aksion” dhe Policia e Divizionit të Huaj, shkruajnë mediat në Greqi.

Sipas policisë, të arrestuarit janë vënë në pranga nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Në total, ata gjetën dhe sekuestruan 75 pako me kërp të papërpunuar, me peshë 140 gram. U kapën edhe shuma prej 90 eurosh dhe 3 celularë.