Samantha Barbash striptistja që u frymëzua Jennifer Lopez, ngre padi

476
Në vitin që lamë pas Jennifer Lopez luajti rolin e një striptisteje me emrin Ramona e cila drogonte klientët dhe ju merrte para.
Sigal

Filmi titullohet ‘Hustler’  arriti të mbledh në arkë 157 milion dollarë dhe Jennifer në Golden Globe u nominua për performancën e saj në këtë film.

Image

Filmi në fillim të tij tregon që ngjarja që zhvillohet është e vërtetë dhe është frymëzuar nga një artikull i New York Magazine të vitit 2015.

Por personazhi që frymëzoi Jennifer Lopez,  për filmin Samantha Barbash ka vendosur të hedh në gjyq kompaninë e filmit  Nuyorican Productions si dhe aktoren për 40 milionë dollarë pasi “shfrytëzoi” paraqitjen e saj dhe historinë e saj pa i marrë leje dhe për më tepër, 47-vjeçarja thotë se në film u shpif për të.

Në një postim në Instagram, Barbash tha se raportimet në media janë të vërteta: “Po është e vërtetë që po i hedh në gjyq dhe prisni sa të shikoni intervistat e mia.”

Image

Në padinë që është paraqitur në gjykatë thuhej:

“Filmi tregon Barbash, në rolin e luajtur nga JLO, si drejtuese e një rrjeti striptistesh që drogonin klientët e tyre dhe u vidhnin shuma të mëdha parash,”.

“Të pandehurit nuk u kujdesën për të mbrojtur të drejtat e Barash duke krijuar një karakter të trilluar por përkundrazi u angazhuan në një përpjekje sistematike për të bërë të ditur se JLO po luante pikërisht rolin e saj.”

‘Gjithashtu aktorja imitoi edhe akte të striptistes të publikuara nga The Post, përfshirë edhe nxjerrjen e gishtave të mesit për fotografët pasi doli nga gjykata.

Image

Image