EMRA/ Zgjedhjet e pjesshme vendore, KZAZ cakton anëtarët e KZAZ-ve dhe shpërblimet

94
Sigal

KQZ ka caktuar ditën e sotme selitë e ZAZ-ve dhe ka emëruar anëtarët si dhe sekretasrët e KZAZ-ve, në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme vendore në 6 bashkitë pa kryetar.

Në mbledhjen e sotme, KQZ ka miratuar gjithashtu masën e shpërblimit për anëtarët e komisioneve zgjedhore për procesin e zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie të 6 bashkive në datë 6 Mars 2022.

Shpërblimet për anëtarët e komisionit;
Kryetari i KZAZ-së-30 mijë lekë
Anëtari dhe sekretari i KZAZ-së-25 mijë lekë
Kryetari i KQV-së-4 mijë lekë
Anëtari dhe sekretari i KQV- 3.5 mijë lekë
Anëtari i grupit të numërimit të votave-6 mijë lekë

Në datë 6 mars në Durrës, Shkodër, Dibër, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnje do të zhvillohen zgjedhjet lokale.

NJOFTIMI i PLOTË

𝐙𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐣𝐞𝐭 𝐞 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐧𝐞̈ 𝟔 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐢 – 𝐂𝐚𝐤𝐭𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐬𝐞𝐥𝐢𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐙𝐀𝐙-𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐞𝐦𝐞̈𝐫𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐚𝐧𝐞̈𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐭 𝐞 𝐬𝐞𝐤𝐫𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐭 𝐞 𝐊𝐙𝐀𝐙-𝐯𝐞

Në kuadër të përgatitjeve të procesit të zgjedhjeve të pjesshme të datës 6 Mars 2022, Komisioneri në seancën e sotme publike vendosi të caktojë masën e shpërblimit për anëtarët e komisioneve zgjedhore, të miratojë materialet zgjedhore që do të përdoren, dhe modelet e dokumentacionit të punës që do të përdorin KZAZ-të.

Komisioneri caktoi njësitë administrative ku do të krijohen selitë e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, emëroi anëtarët dhe sekretarët e KZAZ-ve, të propozuar nga Partia Demokratike, Partia Socialiste e Shqipërisë dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie në bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë. Miratoi disa shtesa në udhëzimin nr.14, datë 9.6.2021, të KShZ, “Për caktimin e kritereve, procedurat për përzgjedhjen dhe emërimin e ekspertëve kontabël të licensuar (audituesve ligjorë) dhe kushtet kontraktuale për auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike gjatë vitit kalendarik dhe subjektet zgjedhore dhe kandidatët e tyre në fushatën zgjedhore”.

Gjithashtu, KShZ vendosi plotësimin e vakancave të krijuara në këshillat bashkiakë si më poshtë vijon:

– këshilli i bashkisë Dibër, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë, z. Besmir Fatmir Markeçi;

– këshilli i bashkisë Tiranë, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë, z. Ramazan Halit Buci;

– këshilli i bashkisë Dropull, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Demokracia Sociale, z. Orest Filip Malo;

– këshilli i bashkisë Lezhë, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Uniteti Kombëtar, zj. Armanda Hil Ndoka;

– këshilli i bashkisë Fier, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë, z. Flavjo Lelo Gjonaj;

– këshilli i bashkisë Mat, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë së Reformave Demokratike të Shqipërisë, zj. Arendina Qemal Gasa.