‘Duan të më shkarkojë për intervistën te Çim Peka’/ Meta zbulon si do të përballet me Kushtetuesen

268
Sigal

Presidenti, Ilir Meta ka paralajmëruar se do ta ankimojë vendimin në rast se Gjykata Kushtetuese njeh shkarkimin e tij nga Parlamenti. 

Në emisionin ‘Now’, Meta tha se duan ta shkarkojnë për intervistën që ka dhënë te gazetari Çim Peka.

“Duan të më shkarkojnë për një interviste që kam dhënë tek gazetari Çim Peka. Nuk kam asnjë konflikt me Gjykatën Kushtetuese. Le të më shkarkojnë nuk kam asnjë problem” tha Meta duke shtuar se çështjen do ta ankimojë në Gjykata Evropiane.

Presidenti tha se nuk do të jetë i pranishëm gjatë shqyrtimit të çështjes së shkarkimit të tij, por shtoi se do të dërgojë përfaqësues ligjor dhe nuk do ta bojkotojë seancën.

Meta tha se nuk ka besim te një gjykatë e cila nuk i është përgjigjur Komisionit të Venecias për çështjen e zgjedhjeve bashkiake.

“Unë nuk shkoj në një Gjykatë e cila nuk ka dhënë një përgjigje të drejtë për sa i takon zgjedhjeve bashkiake dhe nuk i është përgjigjur Komisionit të Venecias për këtë çështje thelbësore”, u shpreh Meta.

Meta tha se problemi i shqiptarëve nuk është shkarkimi apo jo i tij, por zgjedhjet lokale të 6 marsit.

***

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pritet të merret më 1 shkurt.

Presidenti Meta u shkarkua nga Parlamenti më 9 qershor 2021 me 104 vota, 7 kundër dhe 3 abstenim.

Shkak për shkarkimin e tij u bë ç’dekretimin e datës së zgjedhjeve lokale dhe caktimi i një date tjetër pasi opozita bojkotoi pjesëmarrjen në zgjedhjet e kaluara lokale.

Një komision parlamentar hetimor i ngritur nga mazhoranca socialiste gjeti disa shkelje të Kushtetutës nga Meta, ku thuhet se gjithashtu ka marrë pjesë në fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.