“I merrja në 1 të natës me pizhame ministrat e PS kur s’bënin detyrat”/ Meta flet për njerëz të infiltruar në politikë: Kam dhënë fjalën…

308
Sigal

Presidenti Ilir Meta foli sot për një komplot 20-vjeçar për të asgjësuar llogaridhënien në Shqipëri, duke shtuar se kanë ardhur njerëz të infiltruar në politikën shqiptare.

Gjatë një interviste, kreu i shtetit tha se PD-ja i kishte caktuar 13 tetorin si datë zgjedhjesh.

“I kam dhënë fjalën Ylli Bodinakut se do t’i biem murit prapë, siç i ra murit Ylli atëherë me kamion. Murit që pengon Shqipërinë të anëtarësohet në Evropë PD-ja që qante për atë të 8 qershorit. PD-ja që më caktoi 13 tetorin si datë mua. Pyete Bylykbashin. Edhe pse unë ia kërkova disa herë PD nuk pranoi të regjistrohej në KQZ 40 ditë para 13 tetorit. Për datën që PD ma kërkoi mua ajo nuk pranoi të regjistrohej”, tha Meta.

Ilir Meta tha se kur ishte kryeministër i merrte ministrat socialist në orën 1 të natës kur nuk bënin detyrat e integrimit.

“Kur kam qenë unë kryeministër shko pyeti ministrat socialist, në orën 1 të natës me pizhame i merrja kur nuk bënin detyrat e integrimit. Pyet ambasadorët e Shqipërisë si bëheshin detyrat, 10 me yll merrte Shqipëria. Kam dhënë dorëheqje disa herë për të ndihmuar procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Kam qenë në mbrojtje të Kushtetutës që nga 98-ta dhe kam raport koherent me to”, tha Meta.

I pyetur, nëse ndjen përgjegjësi për rolin në politikë, kreu i shtetit u shpreh: “Se ndjej kaq shumë përgjegjësi kam këtë motivim të jashtëzakonshëm që t’i japim fund demokracisë si lojë. Loja është e qartë. Ka qenë një komplot 20-vjeçar për të asgjësuar llogaridhënien në Shqipëri. Kanë ardhur njerëz të infiltruar në politikë kur ikin me qindra mijëra shqiptarë”.