Mësuesja ankohet në Bashki: Është fëmija im, Erion Veliaj hiq foton!

564
Sigal

Jemi mësuar me fluksin e madh të postimeve në rrjetet sociale, shpesh të cilësuara si propagandë e kryetarit Veliaj. Por ndryshe nga herët kur foto e tij duke shërbyer drekë serviret si superlajm, këtë rradhë vëmendjen e ka marrë një komentuese e cila i është drejtuar Erionit, duke i kërkuar atij të heqë nga facebook-u foton e fëmijës së saj. Zonja në fjalë është Ina Kasimati e cila shkroi poshtë fotos së publikuar nga Veliaj: “Z. Erion. Ky eshte femija im. Nuk me keni marr leje per ta publikuar foton e tij ne mbremjen e ORA e Tokes, pa lejen time si prind. JU lutem hiqeni ,sa me pare”.