Ministri i jashtëm, Nikolla Poposki, viziton komunën e Pustecit

546
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki, sot ka qëndruar në komunën Pustec të Shqipërisë, ku është takuar me kryetarin e kësaj komune, Edmond Temelko. Poposki është takuar edhe me përfaqësues tjerë të bashkësisë maqedonase nga komunat te tjera, ndërkaq në takim është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit më të madh ndërkufitar në rajonin e Prespës, me theks të veçantë në ekologji dhe eko-turizëm. Gjatë qëndrimit të tij në Pustec, Poposi vizitoi edhe disa shkolla, ku ka shpërndarë libra në gjuhën maqedonase të përshtatshme për fëmijë të nivelit shkollor. Ndryshe, Poposki në Shqipëri merr pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të Ballkanit Perëndimor.
Sigal