Artan Lame zhgënjehet me korçarët: Jeni qarku më frikacak dhe më i paaftë

351
Sigal

Korça ka qenë historikisht një qytet, banorët e të cilit kanë marrëdhënie të mira me ligjin dhe rregullat e shtetit.

Kështu korçarët kanë qenë sistematikisht në çdo periudhë, pagues të “bindur” të faturës së energjisë elektrike apo ujit. E njëjta gjë ka ndodhur, edhe me ndërtimet pa leje

Por këtë fenomen të respektimit të shtetit dhe pronës kreu i Kadastrës, Artan Lame, e ka cilësuar si frikë dhe paaftësi të korçarëve

“Korça është qarku më frikacak për çështjen e ndërtimeve pa leje, korçarët janë treguar gjithmonë të paaftë për të ndërtuar pa leje sepse statistikisht Qarku i Korçës është qarku me më pak ndërtime pa leje në rang republike, duke qenë një qark me popullsi shumë të madhe. Kjo tregon edhe qytetarinë e qarkut, por edhe frikën ndaj ligjit”, deklaroi Lame për mediat duke i habitur të gjithë gazetarët e pranishëm.

Duket se kjo deklaratë e papërgjegjshme e një zyrtari të lartë të shtetit është bërë në kuadër “të zhgënjimit”, për të zbatuar edhe në Korçë, planin elektoral të Rilindjes si në vitin 2017, sipas të cilit pak muaj përpara zgjedhjeve shpërndahen me shumicë leje legalizimi.