Ja 107 plazhet do të grabiten nga 43 ministra, deputetë, ambasadorë e shtetarë

643
Plazhet shqiptare, tashmë të futur edhe me vendim qeverie në skemën e gllabërimit faktik prej shtetarëve, familjarëve klientëve të tyre, realisht ndodhen të “pushtuar” prej atyre që janë në listën e gllabëruesve të miratuar nga kupola e shtetit, qysh përpara se të miratohej e të hynte në fuqi VKM Nr. 436, datë 20. 05. 2015, botuar në “Fletore Zyrtare” Nr. 84, madje qysh përpara se në qytetet ku janë këto plazhe, të çeleshin këto qendra pushimi. Bregdeti vijon të jetë i zaptuar me forcë, me letra nën dorë e me letra false, duke mos lënë asnjë centimetër katrorë plazh të lirë për qytetarët. Historia e zaptimit të plazheve publike nga të fortët dhe shtetarët lokalë e qëndrorw si biznes me fitime të mëdha, ka vite që ka nisur e vazhdon, duke u kthyer në prona private, tipik një reformë agrare si ndarja e tokave. 

“Rilindja” nisi “reformën agrare” në bregdet, do pajis me nga 5 dylym plazh familjet e shtetarëve dhe klientët e saj
Në fushatën elektorale të vitit 2013, një nga premtimet e bujshme që bëri “Rilindja” ishte dhe betimi për të “çliruar” plazhet e zaptuara nga “të fortët” dhe shtetarët lokalë e qendror. Tashmë, 2 vjet pas deklarimit për “çlirim” të plazheve, “Rilindja” ka nxjerrw vendim për pushtimin e tyre prej shtetarëve, familjarëve dhe klientëve të saj. Më troç, “Rilindja” bëri “reformën agrare” në bregdet, nëpërmjet të cilës do të pajisë me nga 5 dylym plazh për përdorim privat, familjet e “bllokut” të shtetarëve dhe klientët e saj. Skema është e qartë: vendimi i miratuar 7 ditë më parë, në kundërshtim me ligjin në fuqi, për dhëniet me qira të hapësirave publike mbi 200 metër katrorë, si dhe me ndryshimin e VKM-së të po kësaj qeverie me Nr. 321, datë 28. 05. 2014, që nuk përcakton sipërfaqet për dhënie me qira dhe që njeh e mbron plazhet publike për qytetarët. Ky vendim që linte të lira plazhet publike, ka ndryshuar me vendimin e miratuar përpara 7 ditëve! Tashmë “fuqinë” mbi plazhet shqiptare e kanë “tuç-makët” e shtetit. Këta, që kanë bërë vendimin për veten, do të administrojnë rërën buzë detit, liqeneve, lumenjve me hapësira plazhi e madje edhe hapësirat e lagunave që shërbejnë si plazhe, duke i kthyer në biznese fitimprurëse. Ndërsa popullit i janë lënë shkëmbinjtë anës detit, zhavorrishtet buzë liqeneve e lumenjve dhe baltovinat buzë lagunave. Nëse populli do kërkojw plazhe në rërë në bregdet e liqene, duhet të paguajë tek shtetarët që do jenë pronarë të tyre. Prej datës 25 maj 2015, me vendim qeverie plazhet publike kthehen 100% në plazhe private. Ajo që deri vitin e kaluar ishte bërë me forcë e me rryshfet prej zaptuesve, sot është akt ligjor, është vendim qeverie që lejon zaptimin e plazheve me qira, në të cilin ka përcaktuar se sa metër katrorë do jetë një copë plazh, që në rastin konkret është mbi 5000 metër për çdo parcelë plazhi që do të jepet me qira. gjithashtu ligji nuk përcakton kriterin nëse 1 qiramarrës ka të drejtë të përfitojë 1 apo më shumë sipërfaqe plazhesh 5000 metër katrorë. Nuk përcakton as se sa për qind do të jetë raporti plazh privat për bosët e shtetit-plazh publik për popullin! Nuk përcakton as tarifën e dhënies me qira për metër katrorë. Dhe ky mos përcaktim kushtesh, të domosdoshme për një VKM me objekt dhënie ambientesh publike me qira, është shkelje e plotë e ligjit. Por është bërë qëllimisht, për të pasur terren të lirë e të plotë abuzimi. 
Skema/Pas 2 vitesh, plazhet do shiten ose falen si oborret e vilave
E thotë vendimi: Në këtë VKM absurde, shteti legalizon një tjetër zaptim e gllabërim të hapësirave të përbashkëta pronë shtetërore e publike, duke lënë shqiptarët pa plazhe të lira, por të “pushtuara” nga individë e familje të pushtetshme, ose të lidhura në afera e shërbime ndaj pushtetit. Sipas këtij vendimi, plazhet do të jenë nën kontrollin e qiramarrësve, të cilët sipas burimeve të “Telegraf”, këto do të administrohen vetëm nga marrësit e parë me qira që janë shtetarët, familjarët dhe klientët e tyre “shërbestarë”. Pas dy vitesh, futet në zbatim skema tjetër, për privatizimin e tyre prej atyre që i kanë plazhet me qira, duke bërë një VKM tjetër, sipas të cilës, thuhet, se do plazhet në përdorim do t’u falen, ose shiten atyre që i posedojnë, siç ka ndodhur edhe me oborret e vilave, të bizneseve, të hoteleve, të rezidencave private. 
——————————————-
Loja e gllabërimit të plazheve, me VKM antikushtetuese
Thuhet, që VKM nr. 436, datë 20. 05. 2015 është miratuar në mbështetje të Nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 9251, datë 8.7.2004, “Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë”, të Ligjit nr. 9861, datë 24.1.2008, “Për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror”, të ndryshuar, të nenit 4/a, të Ligjit nr. 8663, datë 18.9.2000, “Për regjistrimin, klasifikimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese me motor me tonazh nën 20 NT”, të ndryshuar, të ligjit nr. 8652, datë 31.07.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, të nenit 3, të Ligjit nr. 8905, datë 06.06.2002, “Për mbrojtjen e mjedisit detar nga ndotja dhe dëmtimi”, të ndryshuar, të Ligjit nr. 10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, dhe të Ligjit nr. 9734, datë 14.5.2007 etj. Vetëm VKM nr. 315, datë 24. 04. 2003që ndalon abuzim nuk përmendet, VKM e cila është ende në fuqi dhe përcakton se hapësirat dhe objektet publike pronë shtetërore në eficencë ose jo në eficencë, mund të jepen jo më tepër se 200 metër katrorë, me afat deri në 1 vit, mbi këtë sipërfaqe bëhet dhënie me konkurrim publik. Në rastin konkret, me VKM Nr. 436, datë 20. 05. 2015, në kundërshtim me ligjin, lejon dhënie me qira jo më pak se 5000 metër katrorë, me afat kohor 4-mujor! 
——————————————————————————
Ja 107 plazhet që janë caktuar të gllabërohen nga shtetarë ministra, deputetë, ambasadorë
1. Plazhi i Zogajt (Shkodër)
2. Plazhi i Shirokës 
3. Plazhi i Velipojës 
4. Plazhi i Velipojës 
5. Plazhi i Shëngjinit 
6. Plazhi i Shëngjinit 
7. Plazhi i Tales 
8. Plazhi i Tales 
9. Plazhi i Patokut 
10. Plazhi i Gjirit të Lalzit 
11. Plazhi i Gjirit të Lalzit 
12. Plazhi Rrushkull 
13. Plazhi Rrushkull 
14. Plazhi Hamallaj 
15. Plazhi Hamallaj 
16. Plazhi i Katundit të Ri 
17. Plazhi i Katundit të Ri 
18. Plazhi Currila 
19. Plazhi Currila 
20. Plazhi Currila 
21. Plazhi Currila 
22. Plazhi i Durrësit 
23. Plazhi i Durrësit 
24. Plazhi i Rrashbullit 
25. Plazhi i Rrashbullit 
26. Plazhi Golem 
27. Plazhi Golem 
28. Plazhi Qerret 
29. Plazhi Qerret 
30. Plazhi i Gjeneralit 
31. Plazhi i Gjeneralit 
32. Plazhi i Spillesë 
33. Plazhi i Spillesë 
34. Plazhi i Divjakës 
35. Plazhi i Divjakës 
36. Plazhi Seman 
37. Plazhi Seman 
38. Plazhi Pishë Pore 
39. Plazhi Pishë Pore 
40. Plazhi Vjetër Vlorë
41. Plazhi Vjetër Vlorë
42. Plazhi Uji Ftohtë-Jonufër 
43. Plazhi Uji Ftohtë-Jonufër 
44. Plazhi i Zvërnecit (Nga “Hunda e Plakur”-Porti i Peshkimit Zvërnec) 
45. Plazhi i Vjetër (Nga Petrolifera-Moli Zero i Portit Vlorë)
46. Plazhi nga Shkolla e Marinës, deri tek Postblloku Pashaliman 
47. Plazhi Radhimë 
48. Plazhi Radhimë 
49. Plazhi Orikum 
50. Plazhi Orikum 
51. Plazhi Orikum 
52. Plazhi Orikum 
53. Plazhi Dhërmi 
54. Plazhi Dhermi 
55. Plazhi Dhërmi 
56. Plazhi Dhërmi 
57. Plazhi i Palasës 
58. Plazhi i Jalit (Vuno) 
59. Plazhi Jalë 
60. Plazhi Jalë 
61. Plazhi Livadhe 
62. Plazhi Livadhe 
63. Plazhi Himarë 
64. Plazhi Himarë 
65. Plazhi Himarë 
66. Plazhi Himarë 
67. Plazhi Potam 
68. Plazhi Potam 
69. Plazhi Llaman 
70. Plazhi Llaman 
71. Plazhi Qeparoit 
72. Plazhi Qeparoit 
73. Plazhi i Qeparoit
74. Plazhi Qeparoit 
75. Plazhi i Borshit 
76. Plazhi i Borshit 
77. Plazhi i Bunecit 
78. Plazhi i Bunecit 
79. Plazhi Lukovë 
80. Plazhi Lukovë 
81. Plazhi Lukovë 
82. Plazhi Lukovë 
83. Plazhi Lukovë 
84. Plazhi Lukovë 
85. Plazhi Kakome 1 
86. Plazhi Kakome 2
87. Plazhi Sarandë 1
88. Plazhi Sarandë 2
89. Plazhi Sarandë 3
90. Plazhi Sarandë 4
91. Plazhi Sarandë 5
92. Plazhi Sarandë 6
93. Plazhi Sarandë 7
94. Plazhi Sarandë 8
95. Plazhi Sarandë 9
96. Plazhi Sarandë 10
97. Plazhi Sarandë 11
98. Plazhi Sarandë 12
99. Plazhi Sarandë 13
100. Plazhi Sarandë 14
101. Plazhi Sarandë 15
102. Plazhi Sarandë 16 
103. Plazhi i Pogradecit 
104. Plazhi i Tushemishtit
105. Plazhi i Lini Pogradec
106. Plazhi i Liqenit të Prespës
107. Plazhet në të gjithë lumejtë dhe liqenet e tjerë të vendit 
Sigal