Koronavirusi, Meta: Të shtohen testimet, dhe të rimbursohen qytetarët që mjekohet në shtëpi

266
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka bërë sot edhe njëherë thirrje për rritjen e numrit të testimeve.

Në një postim në rrjetet sociale kreu i shtetit ka pesë kërkesa kyçe.

Mes të tjerash ai kërkon të rimbursohet çdo qytetar që mjekohet në banesë.

Ndërkohë që dje u shfaq për herë të parë në publik me maskë, Presidenti u bën thirrje edhe qytetarëve që të ndërgjegjësohen dhe të mbrohen.

“Të shtohen testimet.

Të rritet buxheti për sistemin shëndetësor.

Të rimbursohet çdo qytetar që mjekohet në banesë.

Të gjithë të vendosin maskat.

Së bashku kundër COVID-19, për mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari!”, shkruan Meta.