Kanë rënë në pranga nga policia e Elbasanit shtetasit, Arben Trasha, 48 vjeç, banues në lagjen “Shënkoll” dhe  Elton Dedja  39 vjeç, banues në lagjen ” Visarion Xhuvani”, Elbasan, pasi posedonin armë pa leje.

Shtetasit janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë në ambientet e lokalit ku secili mbante me vete  nga një armë zjarri Pistoletë pa leje.

Në cilesinë e provës materiale janë sekuestruar: Dy armë zjarri Pistoleta (”SIG-SAUER” dhe”Bereta”, ) dhe 20 fishekë luftarakë, si dhe tre automjete  dhe  një sasi prej 250.000 lekësh të reja.

Operacioni policor i koduar “BEFASIA” në kuader të planit të masave të hartuar nga DVP Elbasan, për rritjen e sigurisë publike, parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale, kapjen e personave që lëvizin me armë pa leje, kontrollin e automjeteve, ambienteve që përdorin personat me preçedentë kriminalë, si dhe çdo veprimtari të paligjshme.