Elbasan, epidemitë e përhapura mbushin spitalet

160

Në pediatrinë e Elbasanit çdo ditë paraqiten për të marrë ndihmën mjekësore rreth 150 fëmijë me simptoma të gripit. Javët e fundit epidemitë e përhapura në vende të ndryshme të botës kanë shtuar panikun te prindërit të cilët paraqiten në spital për të kërkuar ndihmë më të specializuar duke neglizhuar mjekun e familjes. Mjekët qetësojnë se pavarësisht fluksit, bëhet fjalë për grip stinor duke dhënë edhe këshillat përkatëse. Komplikacionet e gripit nuk kanë munguar. Aktualisht në pediatrinë e Elbasanit janë 30 fëmijë të shtruar, kryesisht me bronkopneumoni dhe bronkolite.