Banka e Shqipërisë / Sejko hap kasafortën për zyrtarët e tij nga ushqimi katering falas tek 180 milionë lekë në vit për të luajtur sport

119

Banka shpenzon edhe 135 milionë lekë në vit, për ushqim katering falas për zyrtarët e saj, ngaqë pagat mujore i kanë 3-8 milionë lekë. Gjersa ekipet sportive të administratës së Bankës nuk figurojnë, guvernatori Sejko duhet të sqarojë, se kush i përlanë këto 180 milionë lekë në vit

Sigal

Megjithëse as Guvernatori i Bankës së Shtetit, Gent Sejko, prej afro 9 vitesh në detyrë nuk publikon buletinin e shpenzimeve 6 mujore e vjetore, nuk është vështirë të zbulohen zullumet që detyrojnë t’i mbajë të fshehta.

Burime nga Ministria e Financave, kanë bërë më dije për “Pamfleti”, se edhe Guvernatori Gent Sejko, po vazhdon abuzimet e Ardian Fullanit, duke harxhuar 180 milionë lekë në vit për gjoja aktivitete sportive të Bankës.

Nuk sponsorizon ndonjë ekip, por i pasqyron si shpenzim për gjoja e ekipet sportive të volejbollit e basketbollit të shefave të Bankës së Shtetit, kur realisht nuk ka ekipe të tilla, por figurojnë në shpenzimet e zërit: “Aktivitete kulturore, argëtuese sportive të administratës Qendrore”.

Askush nuk e di se cilët janë lojtarët volejbollistë e basketbollistë të Bankës e Shtetit, por dimë që administrata qendrore është e mbushur me “ekipe” familjare të shefave të qeverisë, kuvendit, parlamentit, drejtësisë, policisë e oligarkëve, me paga mujore 3-6 mijë USD, ndërsa guvernatori Gent Sejko e ka pagën mujore 8.4 milionë lekë.

Nuk besojmë të jenë Gent Sejko, Ridvan Bode, 53 drejtorët, zv/drejtorët dhe shefat e sektorëve meshkuj e femra në moshë 45-60 vjeçare.

Gjersa ekipet sportive të administratës së Bankës nuk figurojnë, guvernatori Sejko duhet të sqarojë, se kush i përlanë këto 180 milionë lekë në vit, dhe përse bënë letra fiktive që në realitet janë vjedhje me mashtrim e falsifikim dokumentesh.

Ndryshe nga Gent Sejko, ish-guvernatori Ardian Fullani, për të justifikuar vjedhjen kishte bërë listë emrash të ekipeve, mes tyre si volejbollist edhe Dhori Kule, madje deklaroi se ekipi volejboll i femrave të Bankës, ishte shpallur herë 3 N/kampion në Ballkaniadën e Bankave Qendrore.

Përveç kësaj vjedhjeje, Banka shpenzon edhe 135 milionë lekë në vit, për ushqim katering falas për zyrtarët e administratës qendrore, ngaqë pagat mujore i kanë 3-8 milionë lekë./Pamfleti