Komisioni për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan zbardh takimin Meta-Engel: Diskutuan për NATO-n për shqetësimet rreth “mini-Shengenit”

418
Sigal

Komisioni për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan ka zbardhur detaje nga biseda që ka zhvilluar kreu i këtij komisioni, Eliot Engell me Presidentin Ilir Meta, gjatë vizitës që ky i fundit bëri në SHBA.

Në një postim në adresën zyrtare të Komisionit në Kongresin Amerikan në Twitter, thuhet se Engel dhe Meta diskutuan për shqetësimet rreth “mini-Shengenit”.

Një takim i shkëlqyer me mikun tim, Presidentin Ilir Meta. Diskutuam mbi situatën politike në Shqipëri, kontributin e saj në NATO, përpjekjet e saj për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE, si dhe për çështjet e ngritura rreth ‘mini-Shengenit’ në Ballkan”,- shkruhet në postimin e publikuar në adresën e Komisioni për Politikën me Jashtë në Kongresin Amerikan.