Ekzekutoi për gjakmarrje vëllanë e vrasësit të babait, kërkohet 8 vite burg për 17-vjeçarin

103
Sigal

Prokuroria e Lezhës kërkon dënimin me 8 vite burg për Florian Përvathi, 17-vjeçari i cili vrau për gjakmarrje bashkëfshatarin e tij, Lek Lekgjonaj.

Përvathi akuzohet për: ‘vrasje për gjakmarrje’ dhe ‘mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake’.

Organi akuzës, i kryesuar nga Prokurori Sabri Kastrati ka arritur të provojë se Përvathi ka kryer krimin me paramendim gjakmarrjen pasi vëllai i viktimës i kishte vrarë babain kur ai ishte vetëm 4 vjeç, ndërsa mendohet se armën tip pistoletë e kishte siguruar një vit më parë në Shkodër.

SI NDODHI VRASJA?

Florian Përvathi ekzekutoi me armë zjarri Lek Lekgjonajn me mesditën e 24 janarit. 17-vjeçari vendosi të merrte hakun e të atit, Gjon Përvathi, i cili u ekzekutua nga Ndue Lekgjonaj në vitin 2009, me motivin se i kishte bllokuar rrugën.

Pasi kreu vrasjen, Lekgjonaj u vetëdorëzua në Polici, duke pranuar edhe plagosjen e dy personave të tjerë po në të njëjtën ngjarje. Lekgjonaj, teksa tentonte që të largohej nga skena e krimit, kishte aksidentuar edhe djalin e madh të viktimës e të afërmin e tyre, por fatmirësisht kësaj here pa i kushtuar jetën.

Megjithatë drama në jetën e 4-vjeçarit (asokohe) nuk përfundoi këtu.

Në gjendje të rënduar psikologjike, nëna e 17-vjeçarit, Martine Përvathi vendosi që të ndërmerrte një akt të rëndë duke i dhënë fund jetës, po të njëjtën ditë me vrasjen e të shoqit, pasi mendoi se edhe i biri kishte ndërruar jetë. Duke lënë kështu jetimë katër fëmijë.