U arrestua në Kolumbi, Deniz Klironomi kërkohej për vrasje të mbetur në tentativë në Shqipëri

206
Sigal

Një nga personazhet më të kërkuar të botës së krimit në Evropë është arrestuar në Kolumbi.

Ai është identifikuar si Deniz Klironomi, i njohur me nofkën “Gucci” dhe rezulton të jetë pjesë e grupit “Los Pachenca”, i cili merret me trafik droge, emigrantësh dhe armësh.

Që në fund të vitit 2020, hetuesit e Policisë Dijin morën informacione për Denis Klironomi alias “Gucci”, një trafikant famëkeq froge në bregun verior të Kolumbisë, gjoja nga Republika e Kosovës.

“Gucci” me sinjal të kuq nga Interpoli, ishte një nga më të kërkuarit në Evropë”, tha kolonelja Olga Salazar, drejtoreshë e Policisë Dijin.

Një grup i posaçëm hetuesish nisi ndjekjen, por sa herë i afroheshin  ai zhdukej pasi “çdo muaj ndryshonte vendbanimi. Kështu ishte për rreth 7 muaj derisa arritëm në një apartament në Barranquilla,” zbuloi një hetues i Policisë Dijin.

Për një javë, shqiptari me pseudonimin “Gucci” nuk doli as në dritare, derisa më në fund arritën ta shikonin dhe një tatuazh në krahun e majtë bëri të mundur identifikimin e tij.

Por kur ai u kap, sipas hetuesve të Dijín, ai u tha uniformave blu “se diçka mund të ndodhte me njerëzit që përdorën forcën për ta ekstraduar, si një kërcënim. Përveç kësaj, ai ka folur me njerëz në Rumani dhe Shqipëri, ku ka thënë se ka paguar para që të mos e ekstradojnë.”

U arrestua në Kolumbi, Deniz Klironomi kërkohej për vrasje

Koloneli Salazar shpjegoi se “Gucci” akuzohet se është partner financiar i grupit kriminal “Los Pachenca”, i cili kryen krime në bregun verior të Kolumbisë.

Autori po mbahet në një burg të sigurisë së lartë në Bogota, ndërkohë që kanë përfunduar procedurat për ekstradimin e tij përkatës.