Foshnja 6 muajsh mbetet mbyllur në një apartament te “Fresku”, nxirret nga zjarrfikësit

59
Sigal

Një foshnjë 6 muajsh ka mbetur i mbyllur brenda apartamentit në një pallat mëngjesin e sotëm në zonën e “Freskut” në Tiranë.

Mësohet se nënës i është mbyllur dera dhe ka ngelur jashtë, ndërsa fëmija brenda. Pasi nuk ka mundur ta hapë, nëna ka lajmëruar forcat zjarrfikëse.

Me ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse fëmija është nxjerrë jashtë me shkallë.