Sigal

Një zjarr ka përfshirë pyjet e Semanit ditën e sotme, ku janë djegur dy hektarë pisha dhe shkurre.

Shkaku i zjarrit mendohet të ketë qenë pakujdesia e pushuesve dhe nuk ka qenë i qëllimshëm. Aktualisht zjarri është nën kontroll, por gatishmëria është maksimale. Flakët e zjarrit janë në një zonë të pyllëzuar dhe nuk ka rrezik për banesat.

Në vendngjarje ndodhen 4 makina zjarrfikëse të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.