Përkujtohet eksodi kosovarëve drejt Kukësit në vitin 1999

471
Nën një simbolikë të veçantë, qindra qytetarë nga Kosova kanë kaluar kufirin Vërmicë -Morinë për të mbërritur në Kukës.

Në kujtim të eksodit 1999 ku më shumë se një milion shqiptarë të Kosovës u dëbuan nga shtëpitë e tyre, aps 18 vitesh është improvizuar një tjetër eksod në kohë paqeje.

Pjesë e këtij përkujtimi ishin Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu dhe drejtues të pushtetit vendor.

Për kontributin e dhënë në menaxhimin dhe strehimin e familjeve kosovare gjatë krizës kosovare, Bashkia e Kukësit, shpalli qytetar nderi Qemal Elezin, ish-prefektin e Kukësit dhe ish-kryetarin e Shtabit të Krizës në kohën e eksodit 99.

Elezi: Falënderoj popullin e Kukësit për besimin dhe angazhimin maksimal që kanë bërë në pritjen dhe përcjelljen e vëllezërve nga Kosova në vitin 1999.

Hapja e ekspozitës prej 145 fotografive që lidhen me prillin e 99-s dhe shfaqja e filmit dokumentarë që lidhet me ngjarjen dhe koncerti festiv në qendër të qytetit ishin disa nga aktivitetet që iu kushtuan përkujtimit të 18 vjetorit “Eksod 99”.
Sigal