Ekzekutimi me snajper i 22-vjeçarit në Vlorë, policia ‘bastis’ disa shtëpi, raportohet për të shoqëruar

28
Sigal

Vrasja me snajper e Gëzim Sinomatit në ballkonin e banesë së tij, tronditi pak ditë më parë qytetin e Vlorës.

Prej tre ditësh Vlora është futur në ‘sitë’ nga policia për të zbardhur ngjarjen e rëndë, ndërsa në qytetet ndodhet edhe vetë kreu i Policisë, Muhamet Rrumbullaku.

Sakaq, burime  bëjnë me dije se deri më tani ka pasur kontrolle në disa banesa në Vlorë, si dhe janë shoqëruar në komisariat disa persona që dyshohet se kanë lidhje ose dijeni për ngjarjen.

Kujtojmë se 22 vjeçari ishte djali i Sokol Sinomati, i njohur si ‘buzëderri’, pjesë e bandës së “Gaxhait” , i cili vuan dënimin në burgun e Fushë-Krujës, i akuzuar për disa vepra penale.