Edi Rama u rikthen ushtarakëve Spitalin Ushtarak, reagon Vasili

517
Deputeti Petrit Vasili: “Jam kundër vendimit të qeverisë për rikthimin e Spitalit Ushtarak në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes”
Deputeti Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me kalimin e Spitalit të Traumës në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Kreu i Grupit Parlamentar, Petrit Vasili është shprehur plotësisht kundër rikthimit të Spitalit të Traumës në Spital Ushtarak, siç ka qenë dikur, duke e cilësuar si vendim, që sipas tij bie ndesh me programin e qeverisë për shëndetësinë. Vasili, ka kërkuar që qeveria të rishikojë vendimin në lidhje me kalimin e Spitalit të Traumës në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes. “Qeveria të rishikojë me racionalitet këtë vendim të saj. Veprimi, nonsens me programin e qeverise për shëndetësinë”, ka thënë Vasili në reagimin e tij. Ish-Ministër i Shëndetësisë, deklaron se rikthimi i këtij spitali në Ushtarak, ndal ndryshimin e nisur në qendrën e Traumës. “Ulet niveli i shërbimit për pacientët. Vendimi është i pakonsultuar me specialistet e shëndetësisë”, ka theksuar Vasili në reagimin e tij kundër vendimit të qeverisë, në lidhje me kalimin e Spitalit të Traumës nën varësinë e Ministrisë së Mbrojtjes. Vasili gjithashtu ka theksuar se ky vendim i marrë nga Këshilli i Ministrave nuk është konsultuar me specialistët e shëndetësisë.
Ja VKM e djeshme, për markimin “CE” të pajisjeve mjekësore 
Këshilli i Ministrave me propozimin ministrit të Shëndetësisë, ka vendosur ditën e djeshme miratimin e rregullit teknik “Për kërkesat thelbësore, vlerësimin e konformitetit, klasifikimin dhe markimin “CE” të pajisjeve mjekësore, sipas tekstit që i bashkëlidhet dhe është pjesë përbërëse e këtij vendimi, duke ngarkuar Ministrinë e Shëndetësisë për zbatimin e këtij vendimi të marrë nga Këshilli i Ministrave.
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLIT TEKNIK “PËR KËRKESAT THELBËSORE, VLERËSIMIN E KONFORMITETIT, KLASIFIKIMIN DHE MARKIMIN “CE” TË PAJISJEVE MJEKËSORE” 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 9, pika 1, 17, pika 2, e 18, pika 4, e ligjit Nr. 89/2014, “Për pajisjet mjekësore”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e rregullit teknik “Për kërkesat thelbësore, vlerësimin e konformitetit, klasifikimin dhe markimin “CE” të pajisjeve mjekësore”, sipas tekstit që i bashkëlidhet dhe është pjesë përbërëse e këtij vendimi. 
2. Ngarkohet Ministria e Shëndetësisë për zbatimin e këtij vendimi. 
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA 
Sigal