Gramsh/ Goditet me mjete të forta mjeku. 59-vjeçari në koma te Trauma

205
Sigal

Dhunohet me mjete të forta në banese mjeku i familjes në Gramsh.

Ngjarja e rënde ka ndodhur rreth orës 17:00 të ditës se djeshme në banesën e mjekut të familjes, Vladimir Shuli. Persona të paidentifikuar janë futur në banesën e tij ku e kanë dhunuar barbarisht dhe goditur me mjete të forta ku si pasojë e goditjeve ka marrë dëmtime të shumta në nofull, kokë dhe trup.

59-vjeçari është gjetur në gjendje kome nga të afërmit brenda banesës dhe është dërguar menjëherë drejt spitalit te Traumës në Tiranë.

Aktualisht mjeku ndodhet në gjendje kome dhe po lufton me jetën.

Shuli ushtronte profesionin si mjek familjeje prej vitesh në qendrën shëndetësore në lagjen “Sporti”. Deri tani nga ana e policisë nuk ka të ndaluar apo të shoqëruar për ngjarjen e rëndë.