Qindra të rinj vizitojnë Kurum në Open Day

656
Qindra të rinj vizituan të Mërkurën, 2 shtator ambientet e kompanisë Kurum në Elbasan, në kuadrin e iniciativës “Open day”, ku panë nga afër punën e një prej sipërmarrjeve më të mëdha dhe më të rëndësishme në vend. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues te autoritetit lokal, Profesori Mario Hirsch, si dhe drejtues dhe specialistë të Kurum. Ky rast shërbeu që të rinjtë, përveç vizitës nga afër të ambienteve të punës brenda në fabrikë të njihen nëpërmjet një leksioni nga drejtues të Kurum me gjithë procesin e prodhimit te hekurit, nga faza fillestare, ajo e përpunimit të skrapit deri në produktin final, hekur për ndërtim. Z.Mario Hirsch mbajti një leksion interaktiv me të rinjtë e pranishëm mbi çështje të ndryshme në lidhje me Bashkimin Europian dhe pozicionin e shteteve të vogla ne BE. Zoti Hirsch vjen nga Luksemburg, ai ka një eksperiencë të gjatë si akademik, diplomat dhe ekspert për çështjet e Bashkimit Europian.
Gjatë kësaj vizite, të rinjtë u njohën me përmirësimet teknologjike si dhe pajisjet e përdorura nga kompania për mbrojtjen e mjedisit. Kurum prej kohësh po përdorur pajisjet më inovatore në këtë fushë për të mbajtur në kontroll dhe për të eliminuar emetimin e pluhurave. Kurum së fundmi nisi zbatimin e teknologjisë më të mirë në mbrojtje të mjedisit. Bëhet fjalë për SERES EP 1000 A, e licencuar nga Ministria Franceze e Industrisë dhe Mjedisit konform Direktivave Evropiane për mbrojtjen e mjedisit. Kjo teknologji përfshin një pajisje me lazër që monitoron emetimin e pluhurit në ambient nëpërmjet sistemit të filtrimit. Specialistet e Kurum shpjeguan dhe argumentuan teknikisht pamundësinë e fikjes së filtrave gjatë gjithë kohës kur operojnë fabrikat. 
Sipas përfaqësuesve të kompanisë, pajisjet e cilësisë së lartë që kompania ka në përdorim, janë të suksesshme për monitorimin dhe kontrollimin e cilësisë së ajrit. Ata u shprehën se kompania respekton me transparencë të gjitha normat mjedisore dhe është e përkushtuar ndaj këtij misioni kaq të rëndësishëm për të. Përfaqësues të kompanisë thanë se gjatë gjithë aktivitetit të vet ndër vite, kompania ka ecur paralelisht me respektimin e gjithë parametrave të mbrojtjes mjedisore dhe shëndetit e sigurisë në punë, për të cilën është e pajisur me gjithë certifikimet e duhura.
Vizitorët, u njohën dhe me praktikat e punësimit në një prej kompanive më të mëdha në Shqipëri. Kompania Kurum punëson direkt mbi 700 familje Shqiptare. Ndër planet afatgjatë të kompanisë, është edhe punësimi i shumë të rinjve të cilët mund të fitojnë një eksperiencë të vyer në fushë. Kompania Kurum krenohet me prodhimin e produktit cilësor të çelikut “Made in Albania”, ku rreth 65% e të cilit eksportohet në tregjet e rajonit kryesisht në Maqedoni, Kosovë, Serbi e Mali i Zi. Pak ditë më parë, Kurum është listuar kompania e 5-të më e madhe për nga xhiroja për vitin 2014. Gjithashtu, Kurum është eksportuesi nr.2 më i madh në Shqipëri.
Sigal