Edhe farmacistët po ikin nga Shqipëria? Toma tregon arsyen e largimit të tyre

38
Sigal

Diana Toma, nga Urdhëri i Farmacistëve ishte e ftuar në një intervistë ku foli për për problemin e farmacistëve që po ikin nga Shqipëria. Sipas Tomës, cilësia e shërbimit dhe e punës tek farmacistët është e dobët.

“Janë problematika të mbartura ndër vite. Problematikat e farmacistëve kanë ardhur në rritje. Nuk është menduar për tu zgjidhur. Ato që përcakon ligji nuk janë të sakta. Kemi ofrim të shërbimit jo në standartin që kërkojmë.

Cilësia e shërbimit farmaceotik është e dobët. Farmacistët ikin jashtë vendit, e para se duan të specializohen dhe e dyta nga cilësia e dobët e shërbimit dhe punës”, tha ndër të tjera Toma.