E zhveshur nga mesi e poshtë! Gjendet e vdekur në kanal një grua në Kuçovë, dyshimet e para

230
Sigal

Një grua është e pajetë në një kanal mbrëmjen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Havaleas” të fshatit Kozare në qytetin e Kuçovës.

Mësohet se familjarët kishin disa orë që e kërkonin dhe kishin kërkuar më pas ndihmën e policisë. Pas rreth një orë kërkimesh, gruaja 63-vjeçe është gjetur në një kanal, rreth një kilometër larg banesës saj.

Mësohet se gruaja ishte pa shenja jete, e zhveshur nga mesi e poshtë dhe e mbuluar me gjethe.

Viktima, identiteti i të cilës është Fatime Suli, është transportuar drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku pritet edhe kryerja e autopsisë mjeko-ligjore, që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes së saj.

Burime nga vendngjarja konfirmojnë se gruaja njihej si një person me probleme të shëndetit mendor dhe zihej e konfliktohej me të gjithë banorët e zonës.

Ende nuk dihet nëse gruaja është vrarë apo vetëvrarë, kjo pritet të dalë pas autopsisë mbi trupin e saj.