Flakët kanë përfshirë katin e 10- të të një pallati në lagjen nr 4 të Durrësit në orët e vona të natës. Flakët kanë rënë rreth orës 23:30, në katin 10 -të të një pallati pranë stacionit të trenit.
Shërbimet e Policisë evakuuan menjëherë banorët dhe nga zjarri nuk pati asnjë të lënduar, ndërsa zjarrfikësit bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Rreth orës 23:30, në lagjen nr. 4, pranë stacionit të trenit ra zjarr në katin e 10 të një pallati. Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset. Shërbimet e Policisë evakuan menjëherë banorët dhe nga zjarri nuk pati asnjë të lënduar. Zjarrfikësit bënë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaut të rënies së zjarrit.