Meloni injoron Keshillin e Sigurimit drejtuar nga Rama, shkon në piceri

48
Sigal

Shqipëria drejtoi sot një nga seancat më të rëndësishme të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Por ajo që ra në sy ishte fakti se kryeministrja Italiane Giorgia Meloni zgjodhi  të braktisë seancën e Këshillit të Sigurimit të thirrur nga presidenti i rradhës shqiptar Edi Rama në Nju Jork, duke dërguar Antonio Tajanin. Ndonëse shpesh është përfolur për një mardhënie të afërt mes dy kryeministrave Rama-Meloni, kjo e fundit vendosi ta “braktisë” në një moment historik ku ishte parashikuar që kryeministri Rama do të asistonte në takimin për herë të parë që nga fillimi i luftës,e  presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov për ti ulur në të njëjtën tryezë.

Kryeministri Edi Rama është takuar personalisht  në OKB me Presidentin e Ukrainës Zelensky, teksa kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët për mbështetjen për integrimin e Ukrainës në NATO.