E turpshme! Flamuri kuqezi vendoset kokëposhtë në Shtëpinë e Flamurit

Një detaj që nuk ka kaluar pa u vënë re nga qytetarët dhe vizitorët në Vlorë ka tërhequr vëmendjen gjatë ditëve të fundit në një nga vendet më simbolike të historisë shqiptare.

Ndërsa të gjithë krenohemi me simbolin tonë kombëtar, shqiponjën dy krenare, të vendosur në flamurin kuq e zi, ku ngritja e tij në Vlorë nga Ismail Qemali shënon edhe datën më të rëndësishme historike për kombin shqiptar, atë të Pavaresisë së vendit, pikërisht në po atë shtëpi simboli ynë kombëtar përdhoset nga njerëz tërësisht të papërgjegjshëm. Flamuri kombëtar kuqezi i vendosur në Shtëpinë e Flamurit është parë i vendosur kokëposhtë, një situatë që ka ngjallur reagime dhe diskutime mes qytetarëve. Kjo godinë historike ka një rëndësi të veçantë për historinë e vendit, pasi pikërisht aty u ngrit flamuri i pavarësisë në vitin 1912 dhe shërbeu si seli e qeverisë së parë shqiptare të drejtuar nga Ismail Qemali, në momentin e shpalljes së pavarësisë.

NOA

Sot, ndërtesa funksionon si Muze Kombëtar i Pavarësisë, një institucion që prej vitit 1962 ruan dokumente, objekte dhe relike me vlerë të madhe historike për shtetin shqiptar.

Vendosja e flamurit në këtë mënyrë në një simbol kaq të rëndësishëm historik ka ngjallur diskutime mes qytetarëve, të cilët e konsiderojnë atë një detaj që duhet korrigjuar menjëherë, duke pasur parasysh rëndësinë dhe simbolikën që mbart kjo ndërtesë për historinë kombëtare.