Projektligji/ Nisma e re: Kush i bën 6 vjeç deri në dhjetor mund të futet në klasë të parë

132
Sigal

Nisma e fundit ligjore e qeverisë për ndryshimin e ligjit të vitit 2012 për arsimin parauniversitar është hedhur për konsultim publik.

Kjo nismë konsiston në futjen e fëmijëve në klasë të parë.

Sipas projektligjit, nëse fëmija është 5 vjeç dhe i mbush 6 brenda dhjetorit, atëherë mund të futet në klasë të parë në shtator. Kjo nismë është marrë për konsultim publik për të parë nëse prindërit janë dakord me këtë propozim të ri.

“Arsimi bazë me kohë të plotë është i detyrueshëm për të gjithë fëmijët me banim në Republikën e Shqipërisë nga mosha gjashtë vjeç deri në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç, me përjashtim të rasteve të parashikuara në këtë ligj.

Nxënësi ka të drejtë ta ndjekë arsimin bazë me kohë të plotë kur mbush moshën gjashtë vjeç edhe pas fillimit të vitit shkollor deri në 31 dhjetor të po atij viti kalendarik, deri në moshën shtatëmbëdhjetë vjeç”, thuhet në propozim.

Projektligji/ Nisma e re: Kush i bën 6 vjeç deri në dhjetor