E rëndë në Sarandë/ Era e fortë hedh në tokë dy të rinjtë që punonin në çati

189
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë pasi dy persona kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se dy punëtorë po punonin në një çati në fshatin Shelegar ndërsa era e fortë ka shtyrë llamarinën ku po punonin dhe i ka hedhur në tokë të dy.

Dy punëtorët Mehmet Metali, 35 vjeç dhe Sokol Cukari, 31 vjeç menjëherë u transportuan në urgjencën “Stefan Mekshi” në Sarandë.

Njeri prej tyre, Sokol Cukari i është nënshtruar operacionit në këmbë ndërkohë që 35-vjeçari Metali, për shkak të dëmtimeve në shtyllën kurrizore u transportua me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

“Në orën 14:30, në spitalin e Sarandës janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, shtetasit S. Ç., 31 vjeç dhe M. M., 35 vjeç, të cilët dyshohen se janë rrëzuar aksidentalisht nga një objekt ku po kryenin riparime në fshatin Shelegar, Sarandë,” njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.