Rrezikohet përsëritja e zgjedhjeve në të gjithë Bashkinë e Shkodrës, sa duhet të jetë diferenca mes kandidatit të parë dhe të dytë që të konfirmohet fituesi

272
Sigal

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka dalë për herë të dytë sot në një deklaratë për mediat në lidhje me procesin zgjedhor që po mbahet në 6 Bashki të vendit.

Celibashi konfirmoi faktin se 3 qendra votimi në Shkodër nuk janë hapur, për shkak të pamundësisë së komisionerëve për të mbërritur, pasi rruga ka qenë e bllokuar nga bora. Kjo mund të rrezikojë përsëritjen e zgjedhjeve, në tërësi për Bashkinë e Shkodrës.

Në rast se në rezultatin final të 3 kandidatëve të Shkodrës do të ketë një diferencë më të vogël se ajo prej 1177 votash, që ka pasur votues në 3 qendrat ku është anuluar votimi, atëherë zgjedhjet do të duhet të përsëriten në të gjithë Bashkinë e Shkodrës.

Pra fituesi që të jetë legjitim duhet të ketë më shumë se 1177 vota nga vendi i dytë. Në rast se zgjedhjet do të përsëriten, ato duhet të mbahen jo më larg se 4 javë nga 6 Marsi.

“Në 3 qendra votimi nuk ka filluar dhe nuk ka vazhduar procesi i votimit, në këto 3 qendra ka qenë e pamundur që të shkonin anëtarët në vendin ku janë caktuar qëndrat e votimit. Aty votimi konsiderohet i mbyllur.

13% e problematikave, lidhen me kamerat, 70% është paisja PAY, dhe 15 cështje që kanë të bëjnë me ndërhyrjet zgjedhore. 

Koha e hapjes së QV, 75% e QV janë hapur në 7:00, 25% janë hapur nga ora 7 deri në 7:30.

Verifikime në terren të situatës kemi bërë. Në përgjithësi nuk raportohen problematika sinjifikative. Ka disa probleme që lidhen në disa QV kemi pasur raportime nga përfaqesues të partive politke që ka pasur grumbullime të personave të paautorizuar rreth QV kemi komunikuar me KZAZ respektive është raportuar që situata është kthyer në normalitet“, tha Celibashi.

Sa i takon bashkisë ku janë ndeshur problemet më të mëdha, Celibashi tha se ajo është Shkodra, ku padyshim mungesa e energjisë, dhe moti i keq, kanë sjellë defekte teknike te mjetet e identifikimit elektronik, apo te kamerat.