KLGJ njofton për mbledhje, ja temat që do të diskutohen

264
Sigal

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka njoftuar se nesër më datë 02.06.2021, në orën 11:00, zhvillohet në platformën online, mbledhja plenare e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Ja dhe diskutimet e rendit të ditës:

RENDI I DITËS 

Mbledhje Plenare të Këshillit të Lartë Gjyqësor

datë 02.06.2021

1. Zhvillimi i seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor në ngarkim të magjistratit {…}, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Apelit {…}

2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për verifikimin e plotësimit nga kandidati z. Dritan Hasani të tre kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Apelit Durrës dhe Gjykatën e Apelit Korçë për dy pozicione të lira në fushën e të drejtës penale, të shpallura me vendimet nr. 129 dhe nr. 132, datë 01.05.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit”.

3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për verifikimin e plotësimit nga kandidatja znj. Diamela Goxha të tre kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Apelit Durrës për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr. 129, datë 01.04.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit”.

4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për verifikimin e plotësimit nga kandidatja znj. Zhaneta Pira të tre kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Apelit Durrës për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr. 129, datë 01.04.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit”.

5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për verifikimin e plotësimit nga kandidatja znj. Flojera Davidhi të katër kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 125, datë 01.04.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit”.

6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për verifikimin e plotësimit nga kandidatja znj. Tereza Merkaj të katër kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionet e lira të shpallura me vendimet nr. 117, nr. 118 dhe nr. 119, datë 01.04.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit”.

7. Shqyrtimi i projektvendimit “Për verifikimin e plotësimit nga kandidatja znj. Atalanta Zeqiraj të tre kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Apelit Durrës dhe Vlorë, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr. 129, datë 01.04.2021 dhe për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 135, datë 01.04.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit”.

8. Shqyrtimi i projektvendimit “Për shqyrtimin e kërkesës për daljen në pension të parakohshëm të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, z. Tomorr Kullolli”.

9. Shqyrtimi i dy projektvendimeve të përgatitura nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës:

9.1 “Për fillimin e procedurave të përzgjedhjes për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Apelit Durrës, për pozicionet e lira të shpallura me vendimet nr. 174, datë 28.05.2020 dhe nr. 392, datë 07.10.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”;

9.2 “Për fillimin e procedurave të përzgjedhjes për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Apelit Tiranë për pozicionet e lira të shpallura me vendimet nr. 394 dhe 395, datë 07.10.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.

10. Shqyrtimi i projektvendimit “Për hapjen e procedurës së transferimit të përkohshëm për një pozicion të lirë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës”.

11. Shqyrtimi i projektvendimit “Për hapjen e procedurës së transferimit të përkohshëm për pozicionet e lira në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë”.

12. Shqyrtimi i dy projektvendimeve të përgatitura nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relator z. Ilir Toska):

12.1 “Për komandimin në Skemën e Delegimit të gjyqtarit z. Erjon Bani”;

12.2 “Për caktimin e gjyqtarit të Skemës së Delegimit z. Erjon Bani në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”

13. Shqyrtimi i projektvendimit “Për fillimin e procedurës së përshpejtuar të vlerësimit etik dhe profesional viti kalendarik 2019, për gjyqtarët që kanë plotësuar kriteret ligjore të kandidimit për ngritje në detyrë dhe që kanë ushtruar detyrën e ndihmësmagjistratit në Gjykatën e Lartë”.

14. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përfshirjen e kandidates znj. Maela Alicanaj në procedurat e komandimit pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor”. 

15. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme.