E rëndë në Korçë, humb jetën një punëtor

208
Sigal

Një punëtor ka humbur jetën në qytetin e Korçës.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e njohur si ‘Trekëndëshi’ në qytetin juglindor.

Punëtori ka rënë nga skela e katit të dytë të ndërtesës ku po punonte dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme, pasi ka marrë dëmtime të shumta.

Ende nuk dihet identiteti i tij, ndërsa policia ka nisur hetimet.