Jo më valë epidemike, ISHP: Presim një verë të qetë nga Covid-19

177
Sigal

Që prej fillimit të epidemisë së Covid-19 në vendin tonë janë infektuar mbi 132 mijë qytetarë dhe ky sezon veror, do të jetë më ndryshe nga viti i shkuar.

Vera do të jetë e qetë dhe me raste sporadike sa i takon rasteve nga Covid-19. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik, shprehen se trendi në rënie i përhapjes së infeksionit do të vijojë duke bërë që gjatë verës të kemi shumë pak të infektuar të rinj.

“Verën do ta kalojmë të qetë, pa shtim të numrit të rasteve. Stinë e qetë do të thotë një numër shumë i ulët deri në të papërfillshëm të rasteve. Nuk përjashtohet që një ditë të mos kemi raste dhe një tjetër të alternohet me pak raste”.

Ekspertët besojnë se Covid-19 nuk do të regjistrojë më valë epidemike edhe në dimër, pavarësisht rasteve që do të vijnë në rritje. ”Me parashikimet e deritanishme edhe Vjeshta do të kalojë e qetë pasi po kalojmë në imunitetin e popullatës. Virusi qarkullon. Nuk bëhet fjalë për valë, por raste të shkëputura do të kemi”.