Dyshohet se vidhnin monopatina në Tiranë/ Arrestohet 20-vjeçari, në procedim të lirë bashkëpunëtori

83
Sigal

Një 20-vjeçar me inicialet E.G., është arrestuar nga Policia e Shtetit si autor i dyshuar i vjedhjes së 7 monopatinave për 2 muaj në kryeqytet.

I riu ka vepruar në bashkëpunim me një të mitur. 2 nga monopatinat e vjedhura janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i plotë: 

Tiranë Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “Stop”, për zbardhjen e 7 rasteve të përsëritura të vjedhjes së monopatinave. Arrestohet autori i dyshuar i këtyre 7 rasteve, procedohet penalisht bashkëpunëtori i tij.

Sekuestrohen 2 monopatina të dyshuara të vjedhura.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimeve të qytetarëve të ndryshëm, për raste të vjedhjes së monopatinave të tyre, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Stop”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi E. G., 20 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një të mitur 16-vjeçar.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë 2 muajve të fundit, kanë vjedhur 7 monopatina, në zona të ndryshme të Tiranës.

 Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 monopatina të dyshuara të vjedhura. Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.