Dyshohet se tentoi të përdhunonte një grua, arrestohet 45-vjeçari në Poliçan

198
Sigal

Një 45-vjeçar nga Tërpani i Poliçanit u arrestua nga policia për ngacmim seksual.

Sipas bluve, ai është denoncuar pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 37-vjeçare.

Gjithashtu ky shtetas, bëjnë me dije blutë në rrugë zyrtare, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj kunatës së tij, shtetases E. Q.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Poliçan u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. Q., 45 vjeç, banues në Tërpan, Poliçan, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 37-vjeçare.

Gjithashtu ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj kunatës së tij, shtetases E. Q.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.