Pas grushtit në fytyrë, 61-vjeçari rrëzohet dhe pëson dëmtime të rënda, arrestohet autori i dyshuar

196
Sigal

Një 51-vjeçar në Këlcyrë është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka qëlluar me grushte në fytyrë Y. L., 65 vjeç.

Si pasojë e goditjes ky i fundit ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar duke marrë dëmtime të rënda.

Ai është sjellë në spitalin e Traumës në Tiranë për një ndihmë të specializuar mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Nga shërbimet e Postës së Policisë Këlcyrë u bë ndalimi i shtetasit B. S., 51 vjeç, banues në fshatin Beduqas, Këlcyrë.

Ky shtetas, mëngjesin e datës 26.05.2021, ka goditur me grushte në fytyrë, për motive të dobëta, shtetasin Y. L., 65 vjeç, banues në fshatin Beduqas, i cili është rrëzuar dhe ka marrë dëmtime të rënda. 65-vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje.