IKMT prish banesën e parë në Shkozë, policia zbarkon në zonë

541
Policia ka zbarkuar këtë mëngjes në zonën e Shkozës, aty ku gati një javë më parë u përplas me banorët që kundërshtonin prishjen e banesave të tyre për të lejuar zbatimin e projektit të zgjerimit të rrugës, një projekt i ARRSH-së dhe Ministrisë së Transporteve.
Raportohet se sot nisi shembja e banesave në Shkozë, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të shmangur ndonjë revoltë të banorëve. Këta të fundit protestuan edhe para Ambasadës Amerikane, si dhe i dërguan letra selive kryesore diplomatike në vend.
Ndërsa pak ditë më parë ata u ulën këmbëkryq në rrugën tek ‘Ura e Shkozës’ dhe nuk lejuan qarkullimin e automjeteve për disa orë. Banorët shprehen se presin përgjigje nga shteti për dëmshpërblim, para se t’ju shemben shtëpitë e ndërtuara me mund e sakrificë.
Kujtojmë se nga ky projekt pritet të preken të paktën 153 banesa. Mes tyre ka banesa të ndërtuara para viteve 90′, të tjera me leje të rregullta ndërtim, por edhe banesa që kanë qenë në proçes legalizimi.
Sigal