Rreh fëmijë për vdekje se nuk pushonte së qari

476
Sipas mediave italiane, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Modena të Italisë.
Një grua moldave ka rrahur fëmijën e saj deri në vdekje.
“Nuk pushonte së qari, bënte shumë naze, e rraha se doja të kuptonte” janë këto fjalët me të cilët 27-vjeçarja rrëfen aktin e saj mbi 3-vjeçarin.
Ajo më pas ka njoftuar policinë sepse fëmija nuk po reagonte.
Shkak për ngjarjen janë bërë të qarat e fëmijës, të cilat 27-vjeçarja është përpjekur t’i ndalojë duke e rrahur atë.
Gjithashtu për ngjarjen po hetohet edhe partneri i saj shqiptar, sepse edhe ai ka vënë dorë mbi fëmijën.
Sigal