Meta mbështet kërkesën e pedagogëve dhe studentëve dhe bën thirrjen: Ndërprisni pagesat e paligjshme me inceneratorët dhe veprat korruptive

60
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbështetur hapur kërkesat e pedagogëve dhe studentëve për rritje të pagave dhe mbështetje financiare.

Në një konferencë për mediat Meta thekson se qeveria duhet të ndërpresë pagesa të paligjshme të aferave korruptive, si ajo e incenetarorëve.

“Gjej rastin që të mbështes kërkesën e pedagogëve për kushtet e rritjes së pagave të tyre, mbështetsh peticionin e studentëve që mos të na ikin nga këtu. kërkesat e tyre janë modeste. Përse mos t’i kemi këtu. Të ndërpritet pagesat e paligjshme, mashtruese për inceneratorët dhe veprat korruptive. Ka mundësi për të rritur pagat e pedagogëve dhe për t’u blerë librat flas fëmijëve të familjeve që s’kanë mundësi. Nuk mund të zgjidhet kjo me kërcënime për ditën e parë të shkollës, që do të ketë sanksione por të mbajnë librat e pastër.”, tha Meta.