51 persona votuan 123 herë më 25 prill, KQZ zbardh faktet për Tiranën

239
Sigal

Pas kërkesës së Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, administrata e KQZ-së ka zbardhur përmes kryqëzimit të të dhënave nga pajisja e identifikimit elektronik (PEI) se në zgjedhjet e 25 Prillit, në qarkun Tiranë 51 qytetarë dyshohet se kanë votuar 123 herë në qendra te ndryshme votimi. Mësohet se 3 persona kanë votuar nga dy herë me të njëjtën kartë identiteti, në qendra të ndryshme votimi. Kurse me shenjën e gishtit, 48 persona kanë votuar plot 117 herë.