Në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 3”, janë kapur në flagrancë dy shtetas që shisnin doza kanabisi në zonën bregdetare të Velipojës.
Në pranga është vënë njëri prej tyre, ndërsa është proceduar penalisht tjetri.
Po ashtu është sekuestruar lënda narkotik e ndarë në doza dhe gati për shitje.
Njoftimi i policisë:
Velipojë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”.
Kapen në flagrancë 2 shtetas që shitnin doza cannabisi në zonën bregdetare të Velipojës.
Vihet në pranga njëri prej tyre, procedohet penalisht tjetri.
Sekuestrohet lënda narkotike cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se 2 shtetas shitnin lëndë narkotike në zonën bregdetare të Velipojës, kanë organizuar punën në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, për lokalizimin dhe kapjen e tyre.
Si rezultat i veprimeve policore, u kapën në flagrancë në afërsi të një lokali në Velipojë, me doza cannabisi të gatshme për shitje, shtetasit M. Th. dhe E. P.. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi M. Th., 29 vjeç, banues në Tiranë dhe nisi precedimi penal për shtetasin E. P., 28 vjeç, banues në Pogradec.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.