Zgjedhjet, KQZ miraton ngritjen e Bordit të Monitorimit të Medias

505
Ka ardhur edhe reagimi i parë nga Partia Demokratike në lidhje me letrën që ka nisur PS dhe LSI drejt Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të shtyrë afatet e regjistrimit të koalicioneve.

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi shprehet me një shënim në profilin e tij në Facebook se afatet nuk mund të ndryshojnë me anë të një letre, sepse ky Kod Zgjedhor është miratuar me 84 vota e nuk mund të ndryshojë me 5 vota të anëtarëve të mazhorancës në KQZ.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i mbledhur mesditën e së mërkurës, miratoi me 7 vota, ngritjen e Bordit të Monitorimit të Medias, që do monitorojë fushatën zgjedhore në radio dhe televizione, publike e private, për zgjedhjet parlamentare te 18 qershorit.

Bordi me 7 anëtarë përbëhet nga: Muhamed Veliu, Basir Çollaku, Maklen Misha, Flogert Muça, Qamil Xhani, Rexhep Polisi dhe Artan Cena. Anëtarët, që vijnë nga fusha e gazetarisë, janë propozuar nga anëtarët e KQZ-së.

Mbledhja e parë e BMM-së do të zhvillohet më 21 prill, në ambientet e selisë së Autoritetit të Medias Audiovizive(AMA).

Në mbledhjen e sotme KQZ caktoi ambjentin e palestrës së shkollës 9-vjeçare “Tre Dëshmorët”, si Vendin e Numërimit të Votave(VNV) të KZAZ-së nr. 42, për zgjedhjet e pjesshme për kryebashkiak në Kavajë.
Sigal