Dyshohet se plagosi me thikë 16-vjeçarin në Sarandë, policia arreston të miturin

204
Sigal

Një sherr mes 16-vjeçarësh në qytetin e Sarandës ka përfunduar me plagosjen me thikë të njërit prej tyre.

Policia ka arrestuar 16-vjeçarin me iniciale O.H. i cili dyshohet se plagosi me thikë bashkëmoshatarin me iniciale B.A.

Ky i fundit aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Plagosi më mjet prerës (thikë) një 16-vjeçar, pas një konflikti të çastit, vihet në pranga autori i dyshuar. Sekuestrohet një mjet prerës (thikë). Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit të mitur me iniciale O. H., 16 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas, në vendin e quajtur “Plazhi i ri”, në lagjen nr.3, Sarandë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht, e me pas ka plagosur me një mjet të mprehtë (thikë) bashkëmoshatarin e tij, shtetasin e mitur me iniciale B. A., 16 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale “Vrasje me dashje” , e mbetur në tentativë.