Lufta ndaj terrorizmit, Llalla takon Hoxhën, për hetime të për bashkëta

477
Sigal

PRIZREN – Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe homologu i tij në Kosovë, Sylë Hoxha, zhvilluan sot një takim në Prizren ku temë kryesore ishte diskutimi mbi çështje që kanë interes të përbashkët në hetimin e kriminalitetit ndërkufitar dhe atij rajonal e më gjerë, veçanërisht sa i përket çështjeve që lidhen me përfshirjen e qytetarëve shqiptarë në organizatat terroriste në Siri dhe Irak. Gjatë takimit, dy drejtuesit e institucioneve hetimore theksuan rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve, sidomos sa i përket trafiqeve të natyrave të ndryshme. Llalla dhe Hoxha theksuan vullnetin maksimal për vijimin e hetimeve të përbashkëta kundër grupeve kriminale që shfrytëzojnë lehtësirat kufitare për të zhvilluar veprimtarinë e tyre të paligjshme. Takimi u zhvillua u krye në një kohë kur, policia e Kosovës, ka ndërmarrë sot një aksion në të cilin janë vënë në pranga 15 persona, mes të cilëve 12 hoxhallarë e imamë dhe 1 politikan, të akuzuar për nxitje të urrejtjes ndërfetare si dhe të dërgimit të të rinjve shqiptarë për të luftuar krah organizatave terroriste në Siri dhe Irak.