Dyshohet se i vodhi makinën turistit serb, arrestohet 28-vjeçarja

43
Sigal

Një 28-vjeçare ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi dyshohet se i ka vjedhur makinën një shtetasi serb. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në zonën e plazhit të Durrësit.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasen me inicialet V. B., banese në Kavajë, e cila dyshohet se i ka vjedhur automjetin shtetasit me inicialet B. S., 40 vjeç, banues në Serbi.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasen V. B., 28 vjeçe, banuese në Kavajë, pasi i ka vjedhur automjetin shtetasit B. S., 40 vjeç, banues në Serbi.”, thuhet në njoftimin e policisë.