Dyshohet se dhunoi nënën e tij, arrestohet 35 vjeçari në Këlcyrë

107
Sigal

Një 35-vjeçar me iniciale E.N. është ndaluar nga uniformat blu pasi dyshohet se ka rrahur nënën e tij të moshuar dhe ka ushtruar ndaj saj dhunë psikologjike.

Policia bën me dije se ndalimi i tij është bërë pas denoncimit të të moshuarës, V. N., 67 vjeçe.

Njoftimin e policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet bënë ndalimin e shtetasit E. N., 35 vjeç, banues në Këlcyrë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ka bërë kallëzim nëna e tij, shtetasja V. N., 67 vjeçe, banuese në Këlcyrë, se 35-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. 

Materialet në ngarkim të shtetasit E. N. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme.